Auto&Tech

Apple gënjeu për këto përformanca të iPhone X, Xs dhe Max, i ngritet padi

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 16 December 2018

Një padi e paraqitur të premten akuzon Apple për gënjeshtra rreth xhamin e ekranit në serinë e saj të iPhone X.

Dy paditësit paraqitën padinë në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë Veriore, duke pretenduar se Apple ka matur gabimisht madhësinë e ekranit dhe pikselët e ekraneve në pajisjet: iPhone X, iPhone XS dhe iPhone XS Max, transmeton lajmi.net.

Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

-Advertisement-

Padia pretendon se Apple ka gënjyer në lidhje me madhësinë e ekranit duke numëruar zona që nuk janë pjesë të ekranit.

Pra, performanca e paraqitur e iPhone-ve nuk është “i gjithë ekrani” siç tregtohet, sipas ankesës prej 55 faqesh.

Për shembull, madhësia e ekranit të iPhone X duhet të jetë 5.8 inç, por paditësit kanë matur se është “vetëm 5.6875 inç”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera