Apple akuzohet për shkelje të politikave të konkurrencës në BE
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 30 April 2021
Kompania amerikane Apple është akuzuar për shkelje të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Evropian, për shkak të mënyrës si menaxhon platformën online të aplikacioneve (App Store).
Zyrtarja e Komisionit Evropian për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter se “konsumatorët janë duke humbur”.
Komisioni Evropian ka thënë se kundërshton mënyrën se si Apple drejton dyqanin online sa u takon platformave të lidhura me muzikën dhe platformave të vetë kompanisë Apple, duke thënë se kjo gjë u kushton më shumë konsumatorëve dhe ua kufizon zgjedhjet.
Mes tjerash është përmendur edhe se praktika e Apple është duke shtyrë krijuesit e aplikacioneve që shesin përmbajtje digjitale, që të përdorin sistem pagese, që ndal tarifë për 30 për qind.
Hetimi i BE-së, që është realizuar pas një ankese të kompanisë së mirënjohur për shërbime të muzikës Spotity, ka thënë se shpenzimet shtesë janë duke u bartur te konsumatorët. Shqetësimi i dytë ka të bëjë me atë se Apple ua parandalon zhvilluesve të aplikacioneve që t’iu tregojnë përdoruesve për mënyra më të lira të pagesave.
“Gjetjet tona preliminare tregojnë se Apple kontrollon përdoruesit e pajsjeve iPhone dhe iPad përmes dyqanit App Store”, ka thënë Vestager.
“Përmes rregullave të ashpra, që dëmtojnë shërbimet konkurruese, Apple ua pamundëson përdoruesve që të kenë qasje në zgjidhje për muzikë dhe kështu dëmton konkurrencën”.
Kompania Apple nuk është deklaruar ende rreth kësaj çështjeje.
Sipas Ligjit të BE-së për konkurrencë, kompanitë mund të gjobiten me një përqindje të fitimeve të tyre vjetore, në rast se vërehen shkelje, që në këtë rast për Apple mund të nënkuptojë miliarda euro./ REL

T� tjera
-
Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon
Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte s...
-
Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do...
-
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donal...
-
Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së
Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për baterit...
-
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policin...
-
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri ...
-
Veliaj tha se iu kërkua t’ia delegonte Bashkinë, reagon Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori
Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar...
-
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merr...
-
Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kry...
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...

































