Aplikacioni i Kosovës për Këshillin e Evropës në sirtar deri në majin e vitit 2023
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 20 May 2022
Kosova duhet të presë që aplikacioni për anëtarësim në Këshillin e Evropës të shqyrtohet tek në majin e vitit të ardhshëm. Seanca e sotme e Komitetit të Ministrave që u mbajt në Torino të Italisë nuk e pati në agjendë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.
Ndërkaq, seanca e 133-të e Komitetit të Ministrave ku mund të nxirret nga sirtari aplikacioni i Kosovës dhe i njëjti të shqyrtohet do të mbahet në kryeqytetin e Islandës në Rejkjavik në maj të vitit 2023.
Deputeti gjerman Knut Abraham, ka shprehur fuqishëm përkrahjen që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.
Abraham para disa ditësh në një intervistë për Express ka thënë se pas dorëzimit të aplikacionit nga ana e Kosovës, Gjermania dhe Italia t’i japin përkrahje Kosovës për tu bërë pjesëe e KE-së.
“Kosova është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim të enjten e kaluar, ishte absolutisht i drejtë Tani është e rëndësishme që procesi të mund të ecë përpara dhe që shtetet anëtare si Gjermania dhe Italia të mbështesin në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë deputeti gjerman.
Italia ka udhëhequr me Komitetin e Ministrave të KE-së dhe sot ka dorëzuar udhëheqjen e këtij trupi punues te Irlanda.
Megjithatë në seancën e sotme në Torino s’është shqyrtuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Para se të niste mbledhja e Komitetit të Ministrave, diplomati serb Nemanja Staroviq, nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë shtet i KE-së të propozojë futjen në rend dite të shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.
Shefi i tij, ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq që ishte pjesë e mbledhjes së Komitetit të Ministrave ka lobuar kundër futjes së Kosovës në agjendën e Komitetit.
Ai është takuar me ministren e Jashtme të Islandës Thordis Kolburn, të cilës thotë se ia ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës
“Ministri Selakoviq pati një takim me ministren e jashtme të Islandës. Ai e informoi kolegen për pozicionin e Serbisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë.
Më 12 maj, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës me seli në Strasburg.
Të njëjtën ditë nga Këshilli i Evropës konfirmuan për Gazetën Express e kanë pranuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim dhe i njëjti është transmetuar te Komiteti i Ministrave.
“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Dusan Vojnovic.
Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...
-
Komploti në Gjermani, fillon gjykimi ndaj grupit që do ta rrëmbente kancelarin Olaf Scholz
Tetë persona, anëtarë të ekstremit të djathtë në Gjermani, kanë dalë para gjy...
-
Gërvalla: Kosovarët pa viza në Izrael nga 19 shtatori
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për nënsh...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por n...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj profesorit Xhevat Kra...
-
Ministri Sveçla merr pjesë në panairin e sigurisë “Eurosatory 2024” në Paris
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësminist...
-
Zgjatet edhe 7 ditë afati i konkursit për rekrutimin e kadetëve
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është zgjatur afati i konkursit për rekr...