Lajme

Apeli i Speciales merr vendim lidhur me kërkesën e Thaçit për lirim nga paraburgimi

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 06 April 2022

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.

Paneli i Apelit të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar Thaçit ankesën e tij në lidhje me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi, shkruan Lajmi.net

“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e Panelit.

-Advertisement-

Me këtë rast, palëve i është dhënë kohë që deri në 10 ditë pas këtij vendimi të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera