Lajme

Apeli anulon dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naser Pajazitajt, rasti kthehet në rigjykim

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 30 November 2021

Gjykata e Apelit ka vendosur që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj Naser Pajazitit, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitit.

“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR. nr. 9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i akuzuari Naser Pajaziti është shpallur fajtor për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për shkak të këtyre veprave penale ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera