Anulohet seanca ndaj Glauk Konjufcës
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 30 November 2022
Është anuluar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.
Në mesin e seancave të anuluara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte edhe ajo në rastin ku ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica dhe tre zyrtarët e tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini. po akuzohen për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit.
Anulimi I tyre vjen pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që puna e gjykatës të bëhet vetëm me shërbime esenciale, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në mbledhjen e 299-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më 24 nëntor, është miratuar lista me shërbimet esenciale me të cilat do të punojnë tani e tutje gjykatat, deri në një vendim të radhës të Këshillit.
Ndryshe, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, në një konferencë për medie më 23 nëntor, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimi, me të cilin iu ulen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Zogaj tha se kanë marrë vendim, me të cilin puna e gjykatave reduktohet dhe do të punohet vetëm me shërbime esenciale.
Po ashtu, edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mori vendim me të cilin reduktohet puna e Prokurorive dhe punohet vetëm me staf esencial.
Si KGJK, ashtu edhe KPK, kanë njoftuar se nëse Qeveria nuk e anulon vendimin deri më 8 dhjetor, do të marrin masa të tjera.
Vendimi i KGJK-së dhe KPK-së erdhi pas vendimit të Qeverisë, me të cilin gjykatësve dhe prokurorëve iu ulen pagat.
Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë, më 23 nëntor 2022, Kryeministri Albin Kurti mori vendim me të cilin, pagat në sistemin e drejtësisë u kthyen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017, nga Qeveria Haradinaj.
“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.
Pas miratimit të Projektligjit për Pagat, Kryeministri Kurti, tha se ky projektligj krijon sistem të unifikuar të pagave, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.
“Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve. Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi u pagës më të ulët në administratën tonë”, ka thënë Kurti.
Lidhur me këtë vendim të Qeverisë, ka reaguar edhe shoqëria civile, duke e quajtur uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, ndërhyrje në drejtësi dhe rritje të potencialit korruptiv.
Shoqëria civile ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta anulojnë vendimin e sotëm për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Të tjera
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...
-
“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar ...
-
Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?
Aktakuza e ngritur të mërkurën për rastin e Banjskës, duket se do t’i hap rrr...
-
Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Fra...
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë nạrkotikẹ
Në brezin kufitar me Shqipërinë, në një zonë të thellë malore Policia e Kosov...
-
“Edhe gratë vdẹsin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplik...
-
Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim
Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e ...
-
33 vjet nga ndeshja e parë pas mëvetësimit të futbollit kosovar
Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka kujtuar një ...
-
Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi
Sonja Biserko ka folur lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vu...
-
Media serbe: Të martën vazhdon dialogu në Bruksel, Kosova refuzon takimin trepalësh
Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kry...
-
Lajçaku tha se Serbia është tërhequr nga letra drejtuar BE-së, Bërnabiq: S’është koha të tregojmë tani
Pas konfirmimit pa mëdyshje të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Ko...
-
Vuçeviq: Vuçiqi sot do të sqarojë çka po ndodhë në Kosovë dhe se çfarë do të ndërmarrë shteti serb
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm për opinionin s...