Fun & Video

Anulohet dasma dhe nuk ia kthejnë paratë e lokalit, nusja organizon aheng për të varfrit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 16 July 2017

Sarah Cummins nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, i ka paguar lokalit afro 25 mijë për dasmë, por ajo është ndarë me të dashurin, për arsye që mbeten të panjohura.

Meqenëse 25-vjeçares nuk po ia kthejnë paratë, ka vendosur që të organizojë aheng me njerëz të varfër dhe të pastrehë që jetojnë në atë zonë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Cummins anuloi dasmën dhe do të festojë me të varfër

“Janë ata që meritojnë të gëzohen dhe të festojnë. Gjithçka do jetë njëjtë, vetëm se mungon tavolina e të porsamartuarve dhe unë nuk do veshi vello”, ka thënë Cummins lidhur me rastin.

Rreth 170 të ftuar, do të kenë ushqimet e pasura dhe verën e shtrenjtë, të cilën nuk patën fatin ta shijojnë të familjarët dhe miqtë e partnerëve që u ndanë.

Përmes këtij organizimi, ajo dëshiron të ketë një kujtim të mirë nga kjo eksperiencë dhe të vazhdojë tutje me jetën pozitive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera