Anulohen dy seanca, gjykimi ndaj Shalës vazhdon me 16 qershor
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 06 June 2023
Ka përfunduar intervistimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të premten e 16 qershorit me paraqitjen e provave nga ana e Prokurorisë, ndërsa seancat e tjera të planifikuara për këtë javë janë anuluar.
Dëshmitari i shtatë i Prokurorisë, i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse sikur edhe gjashtë të tjerët para tij, është dëgjuar kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.
Me pyetje nga Prokuroria, mbrojtja e Shalës, si dhe trupi gjykues, intervistimi i dëshmitarit me kodin 1 ka zgjatur pesë ditë.
Në mbylljes të seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Shalës lidhur me rishqyrtimin e vendimit për deklaratat e mëparshme të të akuzuarit.
“Trupi gjykues i ka marr në konsideratë parashtrimet e bëra nga palët përfshirë përgjigjet e ZPS-së dhe kundër-përgjigjet e mbrojtjes. E rrëzojmë kërkesën, së pari trupi gjykues vëren se rishqyrtimi nuk duhet të përdoret si një mjet i dytë apelimi apo për të riparashtruar kërkesën përpara trupit gjykues për të cilat është marr vendim përpara. Pranueshmëria e deklaratave të të akuzuarit është parashtruar si kërkesë trupit gjykues i ka leje mbrojtjes që të apeloj vendimin e vetë”.
“Mbrojtja e ka bërë këtë gjë dhe Gjykata e Apelit ka marr vendim mbi këtë aspekt dhe e kanë lënë në fuqi vendimin e trupit gjykues, mbrojtja nuk mund të përdor rregullën 79 të rregullores për të rihapur çështje për të cilat është marr vendim… Trupi gjykues mendon se është të rëndësishme që të ruhet parimi i finalitetit, faktit që vendimi është i formës së prerë dhe konstaton që rishqyrtimi nuk është justifikuar për këtë arsye trupi gjykues rrëzon kërkesën e mbrojtjes ”, tha kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia.
Pjetër Shala, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021, këtë seancë e ka përcjell vetëm përmes video-lidhjes.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...