Lajme

Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA’së dhe Iranit në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 19 June 2026

Bisedimet e planifikuara për sot mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në resortin malor të Bürgenstockut në Zvicër janë shtyrë, ka deklaruar për CNN Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës.

Zvicra “mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime”.

Ministria nuk dha detaje për një datë të re të mundshme të bisedimeve, por tha se “puna përgatitore përkatëse në Bürgenstock po vazhdon”.

-Advertisement-

Të enjten, Shtëpia e Bardhë njoftoi se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance nuk do të udhëtonte në Zvicër sipas planit, pasi organizimi i bisedimeve ende nuk ishte përfunduar.

Më herët të enjten, zëvendëspresidenti kishte deklaruar se kishte ndërmend të udhëtonte në Zvicër, megjithëse pranoi se koha e saktë e zhvillimit të takimit mbetej e pasigurt.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy