Anulimi i vizitave në mes Kosovës e Serbisë vlerësohen lojëra politike

Autori: Gazeta inFokus
20:55 | 26 December 2024
Kosova i është kundërpërgjigjur shpejt Serbisë pasi ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ia refuzoi vizitën në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Të mërkurën, kur njoftoi për rastin e Sveçlës, Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq.
Kosova e akuzoi Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Brukselit për vizitat zyrtare, derisa të njëjtën gjë e bëri edhe pala serbe.
Këto veprime po i duken lojëra politike profesorit universitar, Milazim Krasniqi.
“Nuk arrij t’i kuptoj arsyet e vizitës së ministrit për të vizituar Luginen e Preshevës siç nuk e kam të qartë se çka mund të kërkojë ministri i Brendshëm. Këto janë thjesht lojëra politike që bëhet për provokim të njëri tjetrit e për rejtingun politik ndërsa, çështje të tilla do duhej të akorodoheshin paraprakisht dhe jo të bëheshin pjesë e presioneve mbi opinionin publik”, ka thënë Krasniqi.
Por ndonëse marrëveshja po shkelet, për Krasniqin fajtor është vet Brukseli.
“Brutaliteti me të cilin shkelet Marrëveshja e Brukselit në mënyrë të dyanshme është lapidare tashmë dhe kjo tregon mungesën e vullnetit të Brukselit për të shtyrë përpara procesin e negociatave dhe marrëveshjeve ashtu që është lejuar kjo lojë e qeverive të Kosovës e Beogradit. Tash është bërë e zakonshme por po provokon në instancë të fundit, farën e një keqkuptimi ose ndonjë konflikti në të ardhmen”, ka shtuar Krasniqi.
Megjithatë, për ish-diplomatin Blerim Canaj, veprimet e palëve nuk përbëjnë habi.
“Nuk është diçka e re, s’është diçka që nuk ka ndodhur. Për shembull në Kosovë janë ndaluar politikanët serb për shkak të gjuhës që kanë përdorur përherë pas takimeve me pakicën serbe këtu por çka po vërehet është se përkundur përpjekjeve të Bashkësisë Kombëtare për një moralizim raportesh, vet refuzimi i vizitave tregon që s’ka të reja. Se a do të ketë pasoja, është e vështirë të thuhet sepse shtetet veprojnë si të pavarura dhe të dyjat kanë një “win-win”. Jemi në fushatë zgjedhore dhe në sendimentin nacional, ia ndihmon subjektit”, ka thënë Canaj.
Televizioni ka pyetur Bashkimin Evropian për shkeljen e marrëveshjes, por nuk ka marrë përgjigje.

Të tjera
-
Këshilli Prokurorial i Kosovës reagon për kushtet alarmante në Pallatin e Drejtësisë: Thirrje për masa urgjente
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZK...
-
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgj...
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...