Sport

Antony nën akuzë, nuk zbaton detyrat e dhëna nga trajneri i “Djajve të Kuq”

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 05 October 2022

Lojtari që i kushtoi 85 milionë stërlina Manchester United në merkaton e verës nuk i bindet trajnerit. Kështu shkruan “DailyMail” për ish-sulmuesin e Ajaxit, brazilianin Antony, që ka injoruar urdhrat e Erik ten Hag për të ndihmuar mbrojtjen gjatë ndeshjes derbi përballë Manchester City-t, e humbur thellë 6-3.

Sulmuesi anësor brazilian shënoi në stadiumin “Etihad” në atë që ishte një pasdite poshtëruese për United, por, me sa duket, nuk ka bërë mjaftueshëm në të dyja fazat e lojës.

Ten Hag i tha shprehimisht Antony-t se do të duhej të ndihmonte Diogo Dalot kur United u vu nën presion nga City. Ky mesazh i ishte dhënë lojtarit në seancat stërvitore përpara derbit dhe para fillimit të ndeshjes, por Antony i la të zemëruar si menaxherin e tij ashtu edhe shokun e skuadrës Dalot, duke mos i kryer detyrat e ngarkuara.

-Advertisement-

Mbrojtësi i djathtë, Dalot, u fiksua nga kamerat duke i kërkuar llogari Antony-t, pasi shpesh iu desh të përballej me dy kundërshtarë në krahun e tij, me Jack Grealish dhe Bernardo Silvan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera