Lajme

Antikorrupsioni zvarrit pa arsye zgjedhjen e rektorit të UP-së

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 06 August 2020

Ka më shumë se një javë që Komisioni Profesional për propozimin e kandidatëve për rektor në Universitetin e Prishtinës, ka publikuar raportin për listën e kandidatëve për pozitën e rektorit të UP-së, duke vendosur kështu listën përfundimtare të kandidatëve që do të jenë në garë për këtë pozitë.

Komisioni profesional në dokumentin e publikuar në mesin e kandidatëve prof. Blerim Rexha, Prof. Faton Berisha, Dr. Isuf Muslija, Prof. Naser Sahiri, Prof. Zenun Halili, gjatë shqyrtimit të aplikacioneve ka marrë vendim për largim nga gara të Dr. Isuf Muslija dhe Prof.Zenun Halili.

Kjo pasi Muslija dhe Halili, nuk kishin plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Statusin e Universitetit të Prishtinës për të qenë kandidat potencial për të parin e UP-së

-Advertisement-

Gjatë shqyrtimit të aplikacionit të kandidatit, Dr.Sc Isuf Muslija, komisioni ka vërejtur se kandidati nuk ka siguruar dëshmi për thirrjen akademike, po ashtu ka munguar dëshmia e nostrifikimit të diplomës së doktoraturës.

Ndërsa, për kandidatin tjetër, Prof. Asoc.Dr.Zenun Halili gjatë shqyrtimit të aplikacionit, komisioni ka vërejtur se i njejti ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues në Unviersiteti të Prishtinës, ku me ligjin në fuqi për konfikt interesi, të njëjtit i mohohet e drejta e ushtrimit të pozitës zyrtare, në një afat prej dy vjetësh prej kohës së përfundimit të kontratës.

Halili, këtë pozitë e mbajti në vitet 2019-2020.


Por, ndryshe nga Muslija, për Halilin edhe pse vendimin e mori nga një komision profesional, i cili ishte i përbërë nga Prof.Ass.Dr.Qerkin Berisha, kryetar, Prof.Dr.Kurtesh Sherifi, anëtar, Ass.Dr.Liridon Veliu, anëtar, Prof.Asoc.Dr.Qefsere Gjonbalaj, anëtare, Gent Sallauka, anëtar-student, është Këshilli Drejtues i Ministrisë së Arsimit i cili nuk është pajtuar me një gjë të tillë.

Syri.net Kosova, merr vesh se Këshilli Drejtues i është drejtuar me ankesë Agjencisë Anti-Korrupsion, lidhur me vendimin skualifikues nga komisioni profesional.

Edhe pse, ka kaluar më shumë se një javë nga ankesa Agjencia Anti-Korrupsion ende nuk ka dal me një vendim lidhur me ankesën e pranuar.

Lidhur me arsyet e vonesës, Syri.net Kosova, ka kërkuar informacion nga AKK-ja mirëpo të njëjtit nuk iu kanë përgjigjur kërkesës tonë (email).

Syri.net Kosova, ka provuar të marr vesh edhe nga drejtori i AKK-së se çfarë po ndodh me rastin, mirëpo i njëjti gjatë ditës nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Ekpert juridik në kushte anonimiteti për Syri.net Kosova, sqarojnë se vendimi i komisionit profesional për largimin nga lista e kandidatëve potencial për të parin e UP-së, është i drejtë dhe se i njejti përbën konflikt interesi.

Çdo përson, që në dy vitet e fundi ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk ka të drejtë të zgjidhët në pozitën e rektorit në këtë universitet.Kjo është kështu, për shkak se Ligji nr. 06/l -011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, në nenin 18 (Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit tëushtrimit të detyrës publike), përcakton:

“1. Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë: 1.1. të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin eaktivitetit të tyre (theksi i shtuar)”

Eksperti thekson se për të kuptuar esencën e dispozitave të këtij neni është më rëndësi të sqarohet kuptimi i dy nocioneve që përdoren në këtë nen: nocionit “Zyrtar i lartë” dhe nociontit “pozitë udhëheqëseose menaxhuese”, si dhe togëfjalëshit “kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen,kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre”.

1. Nocioni “Zyrtarë i lartë”, sipas nenit 3 të Ligjit nr. 06/l -011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, nënkupton zytarët e lartë publikë të

përcaktuar sipas Ligjit përkatës për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë.

Ligji nr. 04/l-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat

zyrtarë, në vitin 2014 është ndryshuar me Ligji nr. 04/l-228 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të

zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, i cili në nenin 1 përcakton:

“Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 1 nën-nënparagrafi 1.1.13 pas fjalëve “prorektorët e Universitetit Publik,” shtohen fjalët “anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit

Publik,”. Neni 3 i ligjt bazik flet për listen e përsonave që konsiderohen “Zyrtar të lartë”. Në atë listë janë shtuar “anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit Publik,” pra ata konsiderohen “Zyrtar të lartë”

2. Nocioni “pozitë udhëheqëse ose menaxhuese”. Është e vërtetë përtej cdo dyshimi që pozita e Rektorit të UP-së është pozitë menaxhuese, prandaj për nevoj të kësaj analize nuk e shohim të nevojshme të sqarojm këtë nocion më tej.

3. Kuptimi i togëfjalëshit “kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre”, për nevoja të kesaj analize duhet parë i lidhur me

nenin 17 të statutit të këtij universitetit, i cili përcakton se “Këshilli drejtues i Universitetit është autoriteti kryesor qeverisës i Universitetit”. Pra kryen funskione

mbikqyrëse dhe kontrollues.

Përfundimet:

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë

“Zyrtare të lartë”, në kuptim të ligjeve si me sipër;

Përsonat që kanë qenë në dy vitet e fundit Anëtar të Këshillit Drejtues të Universitetit të

Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk mund të zgjidhën në pozitën e Rektorit të UP-së.

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike Riza Smaka, për Syri.net Kosova tha se AKK- ja padyshim e zhagit vendimin nga shkaqe të interferimeve qeveritare e politike dhe për aq në vend të kundervënies konsekuente kundër korrupsionit, të njejtin e ledhaton dhe e favorizon.

Sipas tij, çështja konkrete referuar mundesisë së egzistimit të konfliktit të interesit është juridikisht e thjeshtë dhe e lehtë për vendosje pa asnjë prolongim as hezitim.

“Një nga çështjet problemore të shumta e të ndryshme në vendin tonë është edhe zhagitja e vendosjeve të çështjeve juridike- penale,civile ,ekonomike e administrative çfarë ështe rasti konkret. Ndërkaq, interferencat politike e pushtetare kurdoherë ishin dhe mjerisht janë evidente veçanërisht përkitazi me zgjedhjen e Rektorit të UP-së në të cilin nga viti 2000 e këtej disa herë kane qenë zgjedhur rektorë inkompetent profesionalisht e të mos flitet për aspektin pedagogjik e shkencor krejtësisht në favorin e konformiteteve partiake e pushtetare të momenteve”

Tutje, Smaka shton se edhe nga praktikat e tilla korruptive UP- ja ka degraduar keq në vend të prosperitetit të mundshëm.

E për ndikimet e politikës në emërimet e anëtarëve të ndryshëm në pjesë të caktuara të arsimit, është shprehur e shqetësuar në vazhdimësi edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

ORCA i ka bërë thirrje shoqërisë kosovare për mobilizim, në veçanti OJQ-ve dhe aktivistëve, që të ndalet degradimi i mëtejmë i arsimit, përndryshe shoqëria jonë do të përballet me katastrofa sociale në të ardhmen të cilat do të jenë të pakrahasueshme me situatën e katastrofës natyrore nëpër të cilën po kalojmë sot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera