Ankohen qytetarët: Çmimet e druve, tejet më të larta se vitet e kaluara

Autori: Gazeta inFokus
08:19 | 30 October 2023
Me ftohjen e motit, qytetarët duhet të gjejnë mënyra për ngrohje me anë të druve, peletit ose rrymës. Por, çmimi i lartë i druve edhe këtë vit po i kushton xhepit të qytetarëve. Ata i thanë Radio Kosovës së çmimet e druve janë tejet të larta në krahasim me vitet e kaluara. Kurse druvarët thonë se këtë vit çmimi i druve është më i ulët.
Mentor Krasniqi nga Prishtina po kërkon të gjejë dru me çmim sa më të ulët. Çmimi i metrit të druve për Krasniqin është i lartë, por thotë se nuk ka zgjidhje tjetër. Ai thotë për Radio Kosovën se është detyruar të blejë dru për ngrohje, për shkak të çmimit të lartë të rrymës.
“Erdha të blej dru. Çmimi për metër është 65 euro. Vjet kanë qenë edhe më shtrenjtë. Edhe sivjet çmimi është i lartë, por ngrohja me rrymë po na kushton më shumë, prandaj po duhet të blejmë dru. Janë pak shtrenjtë për ata që nuk kanë, por s’kemi çka të bëjmë. Po duhet të ballafaqohemi e të gjejmë zgjidhje. Gjatë dimrit po na shkojnë 6 deri 7 metra dru”, tha Krasniqi.
Edhe disa qytetarë të tjerë thanë se ngrohja me dru po u kushton edhe më shtrenjtë.
“Në shpi ngrohem me dru, me rrymë dhe me pelet, por shtrenjtë janë të gjitha. Me dru po me del shumë më shtrenjtë, sepse druvarët po na i shesin shumë shtrenjtë dhe nuk po janë metra të plota”, tha njëri nga ata.
Njëri nga druvarët në Prishtinë, në kushte anonimiteti, ka thënë për Radio Kosovën se çmimi i një metri dru të llojit bung, aktualisht tregtohet me çmim prej 65 euro. Sipas tij, vitin e kaluar çmimi i druve ishte më i lartë sesa tani.
“Jam nga fshati Keçekollë. Interesim të qytetarëve për dru ka edhe këtë vit sikurse viteve të tjera. Metri i druve është 65 euro. Interesim po ka. Krahasuar me vitin e kaluar çmimet sivjet janë më të ulëta, sepse vjet kanë qenë nga 75 deri 80 euro metri i druve. Këtë vit janë me lirë krahasuar me vitin e kaluar”, tha ai.
Çmimet e druve për ngrohje në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit janë rritur dukshëm. Një metër kub dru, në të njëjtën periudhë të vitit 2021 kushtonte rreth 40 euro.

Të tjera
-
Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë
Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se prej që Lëvizja...
-
Sveçla – qytetarëve: Ndezja e zjarr*eve është vepër penale, shkelësit përballen menjëherë me masa ndëshkuese
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qy...
-
“Thirrje telefonike apo mesazh”, si e evakuoi parlamentin alarmi i rremë për bombë?
Tentimi i 42-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili ishte paraparë ...
-
Kabashi-Ramaj: Kërcënimi me bom*bë ndaj Kuvendit është test ndaj shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar pas...
-
Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarr*eve në ambiente të hapura
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim përmes së cilit ndalohet rrep...
-
A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?
Mos mbajtja e seancës konstituive sot nuk përbën shkelje të Rregullores së Pu...
-
Ambasadori Dugolli takohet me Sekretarin Rubio në festën e Pavarësisë së ShBA-së
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mar...
-
Melania Trump thotë se lutjet e saja janë me viktimat në Teksas
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, thotë se “ze...
-
Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët ...
-
Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafiku...
-
Kurti vazhdoi aktivitetin në Qeveri, u tregon studentëve të huaj për “përparimin e Kosovës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar aktivitetin në Qeveri duke p...
-
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuve...