Shëndetësi

Ankohej për kokëdhmebje, mjekët shokohen kur e kuptojnë se brenda veshit të saj të djathtë jetonte një merimangë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 27 October 2017

Një grua ankohej vazhdimisht për kokëdhmebje, dhe kur shkoi te mjeku për kontroll, u shokuan të gjithë kur e kuptuan se në veshin e saj jetonte “pa problem” një merimangë.

Pamjet e publikuar më poshtë, shfaqin merimangën e cila pas intervenimit të mjekëve del nga veshi i pacientes, transmeton Telegrafi.

Ajo vazhdimisht ankohej se kishte kokëdhembje që kur kishte fjetur në tarracën e shtëpisë, por kurrë nuk kishte besuar se një merimangë do t’i futet në vesh.

-Advertisement-

Pacientja e identifikuar si Lekshmi L, u ka thënë mjekëve se kishte shumë dhimbje të mëdha në kokë si dhe gudulisje në veshin e djathtë.

Dhe pas disa kontrolleve, mjekët e spitalit në Bengaluru të Indisë, konstatuan se brenda veshit të saj po jetonte një merimangë.

“Është rast i rrallë të shohësh një merimangë të gjallë duke lëvizur në veshin e dikujt”, ka deklaruar mjeku Santosh Shivaswamy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera