Ankaraja dhe Moska bien dakord për heqjen e pengesave për eksportet e drithërave ruse

Autori: Gazeta inFokus
18:36 | 08 April 2023
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ka bërë të ditur se Ankaraja dhe Moska ranë dakord të heqin pengesat ndaj eksporteve ruse të drithërave dhe plehrave bujqësore, raporton Anadolu.
“Korridori i drithërave është dëshmi se dialogu dhe negociatat po funksionojnë. Ne i kushtojmë rëndësi vazhdimit të marrëveshjes. Kjo është e rëndësishme edhe në aspektin e reduktimit të krizës botërore ushqimore. Ne ramë dakord se pengesat ndaj drithërave dhe eksporteve ruse gjithashtu duhet të hiqen. Ne mbështesim përpjekjet për të hequr këto pengesa”, tha Çavusoglu në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.
Çavusoglu gjithashtu tha se është e rëndësishme të sigurohet edhe dërgesa e amoniakut dhe e plehrave bujqësore ruse, shkruan Anadolu.
Ministri turk njoftoi se mbi 27 milionë tonë drithëra janë transportuar në 866 anije përmes korridorit të drithërave të Detit të Zi, që Turqia e ndihmoi duke ndërmjetësuar vitin e kaluar në një përpjekje për të shmangur një krizë të mundshme ushqimore në mes të luftës Rusi-Ukrainë.
Më 22 korrik, Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprenë në muajin shkurt të vitit të kaluar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.“Lufta, e cila ka më shumë se një vit, vazhdon të dëmtojë mbarë botën. Ne edhe një herë theksuam pritjen tonë që lufta të përfundojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe përmes negociatave. Ne po përpiqemi ta zgjidhim problemin duke negociuar me të dyja palët”, tha shefi i diplomacisë turke.

Të tjera
-
Ukraina godet Rusinë, një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës
Rusia është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore me dronë që nga f...
-
Sekretari i Kuvendit: Kërcënimi për bombë erdhi në gjuhën angleze, u kërkua të qëndrojmë 50 metra larg objektit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka dhënë detaje lidhur me kërcë...
-
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00. Kështu tha n...
-
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Deputeti i betuar, Agim Bahtiri ka folur pas kërcënimit për bombë në Kuvendin...
-
Kuvendi jep detaje për alarmin për bombë brenda objektit
Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit t...
-
Policia jep detaje për alarmin me bo*mbë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit
Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua përmes një mesazhi se në...
-
Abdixhiku për alarmin në Kuvend: S’mu duk diçka serioze
Pasi Kuvendi i Kosovës u njoftua për një kërcënim me telefon, pak para nisjes...
-
Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës arrijnë afër Kuvendit e Qeverisë
Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritu...
-
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve ng...
-
Kadrijaj: E pakuptimtë situata, s’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pakuptimtë situat...
-
Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë
Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kër...
-
“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend
Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar ta lëshojnë sallën e Kuvendit për shk...