Auto&Tech

Anija që po i transportonte u përball me një stuhi të ashpër, makinat ‘zhduken’ nga akulli (Pamjet)

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 30 December 2021

Dhjetëra makina janë mbuluar nga akulli pasi anija që po i transportonte u ndesh me një stuhi të ashpër dimri në Detin e Japonisë.

Kushtet e pazakonta të motit me erë bënë që makinat tip Toyota dhe Honda të mbuloheshin nga një shtresë e trashë uji të ngrirë.

Te disa makina trashësia kishte arritur deri në 6 inç (15 cm) thanë raportet.

-Advertisement-

Mbulimi i tyre me akull ndodh për shkak të një ere të lagësht të detit dhe temperaturave të ajrit nën zero të cilat mund të çojnë në një rritje të rrymës dhe rrisin rrezikun e përmbysjes së anijes.

Turma njerëzish dolën për të parë makinat e akullta duke u hequr nga anija e regjistruar në Panama.

“Makinat janë aq të mbuluara sa nuk mund të dallosh llojin e automjetit,” tha një qytetar.

Automjetet e ngrira u hoqën nga kuverta me një vinç në temperatura -19C (-2F) në kryeqytetin rus të Paqësorit të martën, 28 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera