Lajme

Anija me grurë niset nga porti i Ukrainës në Detin e Zi për në Etiopi

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 17 September 2022

Një anije që transportonte rreth 30 mijë ton grurë është nisur nga porti ukrainas Chornomorsk i Detit të Zi, me destinacion Etiopinë.

“Ikaria Angel” është anija e tretë e ngarkuar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) për të çuar grurë në vendin afrikan, i cili po përballet me një krizë ushqimore.

Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se planifikon të eksportojë edhe 190 mijë ton të tjerë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndryshe, tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera