Anglia me premi marramendëse, këto janë “bakshishet” e kombëtareve për futbollistët
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 22 June 2021
Kur jemi afruar në fazën më të nxehtë të dueleve direkte në Euro 2020, Italia ka konfirmuar vetëm sot premiot për skuadrën në rast suksesi në finalen e Wembleyt në Kampionatin Evropian.
Teksa përfaqësueset e tjera të mëdha, kishin zbarkuar në Evropian duke ditur shifrat që mund të fitonin, të kaltrit mësuan sot se do të përfitojnë 250 mijë euro për kokë nëse arrijnë fitoren e madhe dhe 200 mijë nëse dalin të dytët. Gjithsesi do të kenë edhe premio nga 150 mijë euro për gjysmëfinalen dhe 80 mijë për kokë për arritjen në çerekfinale.
Krahasuar me rivalët e tjerë të mëdhenj të Evropianit, Italia është disi larg po të mendosh që Anglia do të marrë 540 mijë euro për kokë, “kampione” e vërtetë në këtë aspekt teksa në vend të dytë është Belgjika me 435 mijë euro për çdo lojtarë në rast suksesi.
Gjermania dhe Spanja kanë mësuar prej kohësh që premio për lojtarët do të jetë 400 mijë euro për çdo futbollistë nëse fitojnë në finale dhe më pas vijnë Franca e Portugalia me 340 mijë euro premio, pak më shumë se 320 mijë eurot që u janë premtuar danezëve.
Ndërkohë që më dorështrënguara nga ekipet e mëdha të Europianit është Holanda që do të marrë vetëm 200 mijë euro për kokë për çdo lojtarë. Shifrën më të lartë të premtuar për kombëtaren e mban Turqia ku në Europianin e 2016 çdo lojtari u ishte premtuar 750 mijë euro për kokë por që në fakt ata e pësuan shpejt pasi nuk kaluan as grupin.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...