Lajme

Angli, minus 17 gradë Celsius, ‘bisha’ nga lindja sjell acarin në Europë

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 11 February 2021

Britania është në darën e ngricave me reshje të dëborës dëborë, acar dhe natën më të ftohtë të regjistruar në vend prej më shumë se një dekade. Minus 17 gradë Celsius regjistroi termometri në Scottish Highlands, një rekord i ri ky 10 vjeçar të ftohti.

Sipas zyrës kombëtare të meteorologjisë kjo valë e acartë pritet të vazhdojë e nuk përjashtohet mundësia që temperaturat të ulen edhe më shumë. Paralajmërime portokalli janë dhënë për disa zona ku bora dhe akulli mund të shkaktojnë probleme të qarkullimit.

Stuhia Darsi ka mbuluar rajone të tëra të Britanisë, por nuk ka kursyer as zona të tjera të Europës Perëndimore. Parisi u gdhi i mbuluar nga bora, ndërsa në Normandi prej saj u shënuan disa aksidente rrugore. 23 njësi të mbrojtjes civile në Bretanjë janë vënë në gjendje gadishmërie, ndërsa zona përgatitet për reshje të dendura dëbore.

-Advertisement-

Bora ka mbuluar disa kryeqytete europiane si Berlini, Edinburgu dhe Brukseli, ndërsa vazhdon të ulë temperaturat në këtë pjesë të kontinentit të vjetër. Disa vende të Gjermanisë po perballen me deri në 50 cm borë. Trafiku në një autostradë pranë qytetit Bielefeld praktikisht u bllokua i tëri dhe disa drejtues automjetesh mbetën pa lëvizur brenda makinave te tyre për të paktën 16 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera