Lajme

Angli, arrestohen dy shqiptarë, trafikantët që i çuan deri atje i detyruan të punojnë në fermën e kanabisit

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 15 August 2022

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi janë kapur duke u kujdesur për lëndë narkotike, bimë kanabis në një fermë në Blackpool.

Të arrestuarit janë Arbër Dervishi dhe Françesk Markaj, të dy 26 vjeç.

Dy të rinjtë kanë thënë para policisë se janë detyruar të punonin në fermën e kanabisit, pasi trafikantët që i ndihmuan të hynin në vend në mënyrë ilegale, i kërcënuan se do t’i vrisnin nëse nuk punonin në fermë.

-Advertisement-

Sipas shqiptarëve trafikantët i ndihmuan ata të futeshin kontrabandë në vend me kamion, dhe më pas i detyruan të punonin në fermën e kanabisit për të paguar borxhin që kishin ndaj tyre për transportin nga Belgjika në Angli.

Njëri nga ta kishte thënë se do të kërkonte nga shteti që t’i lejohej qendrimi legal në Angli, shkruan lancs.

Avokati i Dervishit i tha policisë se klienti i tij kishte hyrë në Britani për shkak të kushteve ekonomike, nëpërmjet një kamioni nga Belgjika.

Dërvishi paraprakisht kishte qendruar në Itali si emigrant.

Të dyve iu shqiptua dënimi me nga 9 muaj burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera