Anëtarit të bordit të OSHP-së, Nuhi Paçarizit, për një vjet i shtohen 3 banesa, e 7 prona në Fushë Kosovë (Dokumente)
Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 21 June 2017
Pasuria e Nuhi Paçarizit, anëtar i bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) e deklaruar nga ai vetë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) është rritur dukshëm në raport me vitin paraprak, raporton infokusi.com.
Në formularët e AKK-së gjatë vitit 2016, vetë Paçarizi kishte deklaruar se ka në pronësi vetëm një shtëpi në vlerë prej 120 mijë euro të cilën ka deklaruar se e ka blerë në vitin 2015.


Mirëpo, një vit më vonë ai përveç shtëpisë, ka deklaruar edhe pronë tjetër prej më shumë se 200 mijë eurosh, raporton infokusi.com.
Në formularët e AKK-së, Paçarizi ka vetë deklaruar se ka në pronësi shtëpi të blerë në vitin 2015 në vlerë prej 120 mijë euro, banesë 66 mijë euro, banesë 30 mijë euro, banesë 28 mijë euro, tokë 15 mijë euro, tokë 9 mijë euro, tokë 9 mijë euro, automjet 4500 euro, si dhe para të gatshme në llogari të vetë dhe familjes 2628 euro. Po ashtu ai ka deklaruar se i ka edhe 6000 euro borxh, raporton infokusi.com.
Por, në fund të formularit të deklarimit “Të dhëna tjera”, Paçarizi ka deklaruar se ka në pronësi një sipërfaqe të madhe të tokës në Fushë Kosovës e cila ka vlerë prej 100 mijë eurosh.
Ai ka deklaruar se ka në pronësi arë në Fushë Kosovë në vlerë prej 12,000 euro, arë në Fushë Kosovë po ashtu në vlerë prej 8000 euro, dy parcela tjera po ashtu në Fushë Kosovë këto dyja së bashku kanë vlerë 14 mijë euro, tokë në Fushë Kosovës 10,000 euro, tokë në Fushë Kosovës 36,000 euro si dhe tokë në Fushë Kosovës 13,000 euro. / INFOKUSI.COM





T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































