Lajme

Anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe në Prishtinë, Prekaz, Mitrovicë dhe Prizren, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 28 November 2022

Në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit së Kosovës, bënë homazhe fillimisht te Statuja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Prishtinë, pastaj te varrezat e familjes Jashari, në Prekaz, dhe Kulla e Isa Boletinit, në Mitrovicë, ndërkaq zëvendëskryeministrja Redzepi bëri homazhe edhe te Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Prizren.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u shpreh krenar për të gjithë ata që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetëmohim ashtu që ne sot të gëzojmë lirinë që e kemi.

“Ai po ashtu tha se duhet të reflektojmë për obligimet që ende nuk i kemi përmbushur, duke dhënë zotimin që do të punohet çdo ditë të vitit që zotimet e heronjve tanë të realizohen përfundimisht”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera