Anesteziologët po ikin tek privatët, QKUK-ja me gjendje të rënduar
Autori: Gazeta inFokus
20:30 | 19 November 2022
Muajin dhjetor Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv në QKUK do të hyjë me dy anesteziologë më pak, të cilët tashmë kanë ofruar dorëheqjen e tyre për të shkuar në një spital privat.
Kësisoj, numri i këtij profili në sektorin publik po bie, dhe se nga muaji i ardhshëm do të mbesin vetëm 45 anesteziologë.
Sipas kreut të Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensvistëve, Lulzim Emini, efektivisht në punë janë vetëm 40 nga ta, ndaj edhe kujdestaritë do ti kenë ende më të shpeshta sesa tani.
“Do të fillojmë në çdo të pestën ditë, nëse njeri koleg shkon në pushim, do të shkojmë në kujdestari në çdo të dytën ditë”, tregon anesteziologu, Lulzim Emini, njofton Klankosova.tv.
E, kjo situatë po konsiderohet e patolerueshme dhe e dëmshme për shëndetin e këtyre mjekëve dhe pasojat e mundshme tek pacientët.
Anesteziologu Emini tregon se që nga marsi kur është alarmuar kjo gjendje emergjente, të gjitha hallkat e shëndetësisë deri të kryeministri janë mirë të informuar, por pa asnjë veprim.
Madje i njëjti thekson se në vitin 2022 sektori privat është fuqizuar jashtëzakonisht shumë.
Lidhur më këtë temë, drejtoria e SHSKUK-së nuk ka dhënë leje që të flas kreu i Klinikës, Gazmend Spahija.
Madje,televizioni lidhur me këtë çështje ka adresuar gjatë ditës pyetje tek ZKM-ja, MSh-ja, Bordi i ShSKUK-së dhe tek drejtoria e kësaj të fundit, por pa asnjë përgjigje sa i përket strategjisë së ruajtjes të këtij kuadri në QKUK.

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...