Anesteziologët po e lënë sektorin publik për atë privat, rrezikohen të zgjerohen listat e pritjes
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 25 September 2022
Sektori publik shëndetësor po vazhdon të përballet me zvogëlim të stafit të anesteziologëve. Ky kuadër i mjekëve po largohen nga klinikat publike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të vazhduar ushtrimin e profesionit në klinikat private.
Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të angazhuar vetëm 47 anesteziologë, por kjo shifër po konsiderohet e ulët për të ofruar të gjitha nevojat që ka QKUK. Prandaj, deficiti në këtë lëmi mjekësore do të zgjerojë listat e pritjeve për pacientët që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjike.
Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, thekson për KosovaPress, se vetëm gjatë këtij viti, tetë anesteziologë kanë lënë punën në QKUK për të vazhduar të punojnë në sektorin privat.
Krahas specialistëve-anesteziologë, Spahija thotë se po ikin edhe specializantët e fushës së anesteziologjisë që u angazhuan nga konkursi i fundit.
“Kemi numër të vogël prej vitit 2020 deri tani kemi largimin e 22 anesteziologëve duke llogaritur edhe ata të cilët kanë dal në pension dhe ata që kanë humbur jetën. Në vitin 2019, i kemi pas 64 anesteziologë edhe pse edhe atëherë kemi qenë me numër të vogël, por tash jemi më pak, tash vetëm këtë vit kemi 10 anesteziologë mangu, 1 fatkeqësisht ka ndërruar jetë, një është pensionuar dhe 8 të tjerët të cilët e kanë lëshua klinikën…Specialistët anesteziologë po flasim prej sektorit publik, ikin vetëm në sektorin privat. Specializantët ata dalin edhe jashtë Kosovës, kryesisht në Gjermani, por specialistët dalin kryesisht në sektorin privat për shkak se ka nevojë për këtë specializim”, theksoi Spahija.
Anesteziologu Spahiu nuk e përjashton mundësinë që të vazhdojë trendi i ikjes së anesteziologëve nga sektori publik.
“Në konkursin e fundit janë pranuar 44 specializantë të anestezionit. Prej tyre katër nuk kanë ardhur fare, kurse prej 40-ve, 8 veç e kanë liruar ata janë akomoduar jashtë Kosovës. Flitet që diku edhe 3 apo 4 specializantë të anestezionit janë në procedurë edhe pse zyrtarisht ende nuk kemi asgjë…11/04 Për momentin nuk kemi kërkesë zyrtare dhe pse ka kolegë që janë në mëdyshje se a të kalon në sektorin privat apo jo, por zyrtarisht nuk kam kërkesë“, u shpreh Spahija.
E nevojat e më shumë se 40 njësive në QKUK po mundohen t’i kryejnë 47 anesteziologë. Por sipas drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, ky numër i mjekëve anesteziologë është i pamjaftueshëm, prandaj edhe paralajmëron shtim të radhëve të pacientëve që do të presin për t’u operuar në klinikat e QKUK.
“Në QKUK tash janë të angazhuar 47 anesteziologë me këta anesteziologë ne mundohemi me i plotësua të gjitha kërkesat të cilat na parashtrohen. Në kushte normale i kemi 40 njësi në të cilat është e angazhuar anesteziologu, në të gjitha njësitë kirurgjike por kohët e fundit edhe në njësitet internistike,. Radiologji, Pediatri, por me këtë numër të vogël të anesteziologëve ne mundohemi aq sa mundemi me i plotësua bile kërkesat e disa klinikave duke mos lënë anash asnjë klinik pa anesteziologëve….04\07Me numrin e vogël të anesteziologëve është shumë vështirë me plotësua me 47 anesteziologë ku një numër të madh të anesteziologëve i kemi të angazhuar nëpër kujdestari….04’38 Është e vërtetë që edhe lista e pritje do të zgjatet për shkak të mungesës së anesteziologëve”, theksoi Spahija.
Sipas Gazmend Spahija, anesteziolog në QKUK tashmë nuk është zgjidhje hapja e konkursit për specializantë për këtë lëmi.
Por, drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahija konsideron se ikja e anesteziologëve nga sektori publik mund të ndalet vetëm duke rritur pagat përmes ndonjë shtese të këtyre profesionistëve shëndetësor.
“Tash për momentin nuk është më primare hapja e konkurseve për specializantë edhe pse ajo e ka vendin e vetë, tash për mendimin tim më primare është për t’i mbajtur kolegët këtu mos me na u larguar në sektorin privat….07’\54 Mund të them se kushtet financiare, kushtet e punës sa i përket anestezionit i kemi të mira, nuk mund të ankohemi në to, por ana financiare në krahasim me sektorin privat është shumë më e dobët….Ne mendojmë që një shtesë e anesteziologut se jemi profesion deficitar dhe po shihet tani më qartë se jemi deficitar kishte me ndihmuar shumë që kolegët të cilët kanë mëdyshje a të dalin në sektorin privat besoj që ata kishin pranuar me punuar në sektorin publik”, tha ai.
Spahija u shpreh se krahas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës edhe spitalet regjionale në Kosovë po vuajnë për mungesë të kuadrit anesteziologjik.
E Kosova viteve të fundit përballet me ikje të mjekëve nga sektori publik. Sipas Odës të Mjekëve të Kosovës deri në shtator sektorin publik e kanë lënë 170 mjekët të cilët kanë shkuar jashtë Kosovës për të ushtruar profesionin e tyre, kurse mbi 60 kanë dal në sektorin privat.
Të tjera
-
Dakaj: Albin Kurti e ka kap bajrakun thu ti që ky dhe të tjerët prapa tij e kanë bërë luftën në këtë vend
Ka një javë që në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore. Përgjatë k...
-
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur es...
-
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. ...
-
Në Capitol Hill bëhen përgatitjet e fundit për inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-së
Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet
Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsider...
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...