Ancelotti i prerë: Nuk do të marrim pjesë në Botërorin për Klube

Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 10 June 2024
E bujshme: Reali i Madridit nuk do të marrë pjesë në Botërorin për Klube 2025, lajm që u dha nga trajneri Carlo Ancelotti. Formati ka ndryshuar dhe prej vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 32 skuadra në këtë kompeticion.
Botërori për Klube, që me formatin e ri do tëorganizohet 1 herë në 4 vjet, do të mbahet në periudhën qershor-korrik 2025 në SHBA, në të njëjtat data si Kupa e Botës një vit më vonë (2026). 32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë:
4 nga konfederata afrikane, 4 nga konfederata aziatike, 4 nga konfederata amerikano-veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga konfederata amerikano-jugore dhe 12 nga ajo Europiane. Dhe një nga vendi organizator.
“FIFA harron që skuadrat dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube… Një ndeshje e vetme e Realit vlen 20 mln euro, ndërkohë që FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për gjithë turneun.
Ne do ta refuzojmë ftesën për të marrë pjesë në Botëror. Njësoj si ne do të veprojnë edhe shumë klube të tjera, nuk do të pranojnë pjesëmarrjen”, u shpreh tekniku emilian.
Nuk mungon një ftesë për Toni Kroos, i cili vendosi t’i jepte fund aventurës me Realin e Madridit. Mesfushori i madh gjerman do të tërhiqet nga futbolli aktiv pas përfundimit të Euro 2024 me Gjermaninë.
“Ia kam thënë Tonit. Nëse ai ndryshon mendje, ndoshta gjatë muajve të ardhshëm, mjafton të më bëjë një telefonatë dhe ia nisim sërish nga e para”.

Të tjera
-
Gërvalla në seancën e Këshillit të Sigurimit kërkon nga Serbia që t’ia dorëzojë Kosovës Radojiçiqin dhe kriminelët tjerë
Kryediplomatja e Kosovws, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të ...
-
Shefja e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit kritikon qeverinë, e përmend edhe arrestimin e 16 serbëve
Shefja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, në seancën e Këshil...
-
Kusari-Lila flet për refuzimin e Abdixhikut duke i relativizuar ofendimet e Kurtit: “LDK ka përjetuar situata më të rënda”
Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT n...
-
Kica-Xhelili: Bashkëpunimi me Kurtin do të thoshte shkëputje të integritetit njerëzor nga politika
Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të...
-
Disa deputetë të pakicave joserbe nuk u premtuan votë, Konjufca thotë se kanë kërkesa pompoze
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk ...
-
Mehmetaj për Kurtin: Edhe me Vuçiqin e me vetë djallin ky bën koalicion, veç për pushtet
Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka komentuar situatën politike në vend, ...
-
Në Shqipëri do të prodhohen anije, nënshkruhet marrëveshja me Italinë
Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë të martë një marrëveshje për prodhimin e...
-
Kusari-Lila flet për refuzimin e Abdixhikut duke i relativizuar ofendimet e Kurtit: “LDK ka përjetuar situata më të rënda”
Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT n...
-
Ministria e Ekonomisë me komunikatë për takimin e Rizvanollit me ZRrE, kërkon informata shtesë për faktorët që çuan në rrijen e kostos së furnizimit
Ministrja në detyrë e Ekonomisë,Artane Rizvanolli ka pritur në takim konsultu...
-
Zelensky pretendon se janë kapur dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendon se ushtria ukrainase i k...
-
Konjufca: Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Francën
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët e Asamb...
-
Tarifa amerikane 104% për Kinën, Shtëpia e Bardhë jep detaje
Sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë, , Karoline Leavitt, ka dhënë një k...