Sport

Ancelotti: Anglia është tërheqëse, ja çfarë më mërziti në Napoli

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 11 February 2020

Carlo Ancelotti ka lënë pas krahëve shkarkimin nga pankina e Napolit, pasi menjëherë filloi punë në stolin e Evertonit, skuadër të cilën e ka rikthyer te rezultatet pozitive, pasi kanë grumbulluar 17 pikë në 8 ndeshje.

Vetë tekniku pranon se është mjafti lumtur në Angli ,për vetë mënyrën sesi atje punohet, ndërsa më pas thekson se edhe shoqëria e skuadrës nga Liverpool është mjaft ambicioze dhe kërkon rikthimin në nivele të larta.

“Të stërvitësh në Angli është tërheqëse dhe për më tepër, te Everton shoqëria është mjaft ambicioze. Në Angli është një ambient krejt ndryshe dhe mund të punosh i qetë e të shijosh frytet e punës. Në Itali ke një stadium kundër për 90 minuta, me njerëz që duket se të urrejnë nëse ke ndryshuar një skuadër”, deklaroi trajneri italian.

-Advertisement-

Më pas Ancelotti tregoi foli edhe për marrëdhëniet e tij me De Laurentiis e shkaqet që çuan në shkarkimin nga Napoli, duke theksuar se i ishte kërkuar të “përdorë kamxhikun” në raport me lojtarët.

“Te Napoli nuk përfundoi mirë, por ishte një eksperiencë e bukur. E nuhata shkarkimin, por nuk më pëlqeu fakti që më kërkuan të “përdor kamxhikun”. Nuk mund ta imagjinosh dhe jo më të më kërkosh të ndryshoj metodat e mia të stërvitjes, pas kaq shumë kohësh. De Laurentiis më tha se po mendonte të ndryshonte trajner dhe pasi e pyeta nëse ishte i sigurt, më konfirmoi. Menjëherë nisa lëvizjet për një tjetër pankinë, pasi nuk doja të paguhesha duke ndenjur kot dhe për fat erdhi mundësia për të marrë stolin e Evertonit”, tha Ancelotti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera