Sport

Analisti i njohur kosovar: Njohuritë e Challandesit ishin më të larta se sa cilësia që posedonin futbollistët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 13 October 2021

Federata e Futbollit e Kosovës mesditën e së mërkurës e ka shkarkuar Bernard Challandesin nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas largimit të teknikut zviceran nga ‘Dardanët’ ka pasur reagime të ndryshme nga i gjithë opinioni sportiv në vendin tonë.

Një reagim interesant e ka pasur edhe trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Genc Sermaxhaj, i cili e ka falënderuar Challandesin, duke thënë se tekniku zviceran ka pasur njohuri më të larta se sa cilësia që posedonin futbollistët e Kosovë.

-Advertisement-

“Falënderues trajnerit Chalandes i cili u dëshmua për njohuritë e tij në lojën moderne të futbollit. Dhe njohuritë e tij ishin më të larta se sa cilësia që posedonin futbollistët e Kosovës. Respekt!”, ka shkruar Sermaxhaj në facebook.

FFK dhe Challandes e kanë ndërprerë bashkëpunimin pas humbjes së mbrëmshme nga Gjeorgjia dhe pas rezultateve negative në ciklin kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera