Analistët thonë se vizat mund te mos hiqen as në 2019-ën
Autori: Agnesa Çitaku 14:33 | 30 August 2018
Kosova të enjten bëri edhe një hap drejt liberalizimit të vizave.
Marrja e dritës jeshile në Komunitetin për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE i ofroj kosovarët edhe më tepër drejt mundësisë për të lëvizur pa viza.
Por njohësi i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, në një prononcim për gazetën inFokus shprehet skeptik se do të lëvizin shlirë nëpër vendet e BE-së gjatë këtij viti.
Sipas tij, kanë mbetur ende edhe disa hapa deri në vendimin final.
“Pas vendimmarrjes pozitive në Komisionin parlamentar për të drejta civile (LIBE), nevojitet edhe vota pozitive nga Parlamenti Evropian si tërësi dhe nga Këshilli për t’u miratuar vendimi për heqjen e vizave për Kosovën. LIBE sot dha dritën e gjelbër për arritjen e një marrëveshjeje ndër-instuticionale mes Parlamentit dhe Këshillit, të cilat bashkërisht duhet ta votojnë tekstin e harmonizuar nga Komisioni Evropian. Me gjasë votimi nga Parlamenti dhe Këshilli do të ndodhë gjatë vjeshtës, kurse hyrja në fuqi e këtij vendimi disa muaj më vonë. Sipas të gjitha gjasave, me skenarët më të mirë, Kosova mund të marrë liberalizimin në pranverën e vonë të vitit të ardhshëm”, ka thënë Kryeziu.
Ndërsa rreth vendimmarrjes, Kryeziu ka thënë se pret që ajo të bëhet brenda këtij viti.
“Sa i përket afateve kohore, unë së paku pres që vendimmarrja të përfundoj këtë vit mirëpo për datën e saktë të lëvizjes së lirë të qytetarëve është vështirë të thuhet dhe gjasat janë të vogla që do të ndodhë në 20018-en. Vendimmarrja duhet që të përfundoj këtë vit por më gjithë atë ky është një vendim politik.
Sipas Kryeziut Kosova ka dy skenar rreth liberalizimit të vizave, do të lëvizin pa viza gjatë 2019-ës në qoftë se vendimmarrja jepet këtë vit ndërsa nëse shtyhet vendimmarrja liberalizimi i vizave do të shtyhet shumë.
“Skenar pozitiv për Kosovën do të ishte nëse këtë vit kemi vendimmarrje atëherë lëvizja të jetë prej janarit e tutje që i bie para zgjedhjeve për Parlament Evropian. Këshilli takimin e fundit e ka në dhjetor të 2018-ës dhe nëse kemi vendim atëherë gjithçka mund të jetë lehtë dhe data për lëvizje të lirë mund të jetë ne janar, mars apo qershori por këto janë të gjitha spekulative pa e pa saktë se çfarë po ndodhë. Në qoftë se këtë vit nuk merret vendimmarrja skenarët tjera janë dekurajues sepse e shtynë shumë procesin e liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
Kryeziu u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësueseve të Institucioneve të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre, shkruan inFokus.
“Unë i ftoj edhe përfaqësuesit e Institucioneve të janë të përmbajtur dhe të mos rrisin entuziazmin te qytetarët duke e dit që ka ende hezitime të disa vendeve anëtarë sa i përket këtij procesi”, ka përfunduar Kryeziu.
Skeptik se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza gjatë këtij viti është shprehur edhe Artan Murati, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).
Murati në një prononcim për gazetën inFokus ka thënë se skenari më i mirë është që liberalizimi të ndodhë në pranverën e votë të vitit të ardhëm.
“Pas vendimmarrjes pozitive në Komisionin parlamentar për të drejta civile (LIBE), nevojitet edhe vota pozitive nga Parlamenti Evropian si tërësi dhe nga Këshilli për t’u miratuar vendimi për heqjen e vizave për Kosovën. LIBE sot dha dritën e gjelbër për arritjen e një marrëveshjeje ndër-instuticionale mes Parlamentit dhe Këshillit, të cilat bashkërisht duhet ta votojnë tekstin e harmonizuar nga Komisioni Evropian. Me gjasë votimi nga Parlamenti dhe Këshilli do të ndodhë gjatë vjeshtës, kurse hyrja në fuqi e këtij vendimi disa muaj më vonë. Sipas të gjitha gjasave, me skenarët më të mirë, Kosova mund të marrë liberalizimin në pranverën e vonë të vitit të ardhshëm”, ka thënë Murati
Të enjten Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE me shumicë votash ka rekomanduar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
Me 30 pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime Kosova mori rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, para anëtarëve të Komitetit kërkoi votën e tyre për rekomandimin e vizave pas,i siç tha ajo, Kosova ka bërë rrugë të gjatë deri tek heqja e vizave, shkruan inFokus.
“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë kontribuuar, sepse e di që ka qenë rrugë e gjatë dhe është hap i rëndësishëm për Kosovën që ka qenë e izoluar për një kohë të gjatë. E di sa e vështirë ka qenë dhe e di se sa shumë kanë punuar. Ju ftoj që ta përkrahni Kosovën për liberalizimin e vizave”, ka thënë Fajon para votimit. (Agnesa Çitaku)/inFokus/
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga Serbia, presin konfirmim
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...