Ana tjetër e medaljes| Kush është Blerim Pushkolli, që hëngri dajak nga vëllai i Presidentit? (Dokument)
Autori: Zekirja Shabani 15:30 | 25 October 2018
Kur në vitin 2016, u bë drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkolli, e njihte shumë mirë Gani Thaçin. Por të mërkurën i dhanë fund miqësisë me grushta.
Krejt kjo dyshohet se ndodhi pasi Pushkolli ishte i vendosur të shuaj pozitën e që mbanë aktualisht Gani Thaçi, vëlla i presidentit Hashim Thaçi, “Koordinator i Përgjithshëm për Planifikime Strategjike” brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve, shkruan Gazeta inFokus.
Por, kush është drejtori i që hëngri dajak nga vëllai i Presidentit?
Zgjedhjen e tij në krye të Buros Kosovare të Sigurimeve e kishte “vulosur”, Guvernatori i tanishëm i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti me gjithë vërejtjet që pati dhënë Auditori i brendshëm se zgjedhja e Blerim Pushkollit si Drejtor Ekzekutiv në Byron Kosovare të Sigurimeve ishte e paligjshme.
Pushkolli, i afërt me ish-ambasadorin e Kosovës në SHBA, Akan Ismailin dhe Bujar Musën aksionarë në IPKO dhe të dy pronarë të kompanisë së sigurimeve “Scardian”, në të cilën Pushkolli ka qenë drejtor, u zgjodh në krye të Byros përkundër faktit se Auditori i Brendshëm gjeti se u shkel me këtë rast Statuti i Byrosë Kosovare të Sigurimeve pati shkruar Gazeta Fjala.
Me rastin e zgjedhjes së tij, Asambleja e Përgjithshme, me 7 shtator 2016, në përbërje të të cilës janë 12 kompani të sigurimeve, votën pro e patën dhënë vetëm 7 sosh, derisa me statutin e Byrosë kërkohet që të jenë 2/3 e votave apo tetë vota gjithsej që të shpallet kandidati fitues.
Por Banka Qendrore e Kosovës, si autoriteti final në bazë të ligjit, ka shmangur krejtësisht mendimin e Auditorit të Brendshëm, duke vendosur ta aprovoj zgjedhjen e Pushkollit në krye të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Kështu nxori vendimin i cili mban datën 13 shtator 2016 dhe i cili është nënshkruar nga guvernatori Fehmi Mehmeti, në atë kohë zëvendësguvernator dhe ushtruesi i drejtorit në Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit, Dardan Fusha, shkruan Gazeta inFokus.
‘Pasi kemi shqyrtuar kërkesën tuaj të datës 9 shtator 2016, ju njoftojmë se bazuar në nenin 30, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Auto përgjegjësia dhe nenin 14 të Rregullores për Standardet e Raportimit dhe të Mbikëqyrjes së Byrosë Kosovare të Sigurimit, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, aprovon z. Blerim Pushkolli, në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimeve’, thuhet në vendimin e BQK-së.
Auditori: Zgjedhja e Pushkollit konflikt interesi
Zgjedhjen e Pushkollit në krye të BSK-së, Auditori i Brendshëm e ka kualifikuar si konflikt të pastër interesi.
Kjo sepse ai paraprakisht si kryesues i Asamblesë ka votuar në mbledhjen për formimin e komisionit, i cili më pastaj ka zgjedhur kandidatin për drejtor, që në këtë rast ka qenë vetë Blerim Pushkolli, shkruan Gazeta inFokus .
Kjo për Auditorin e Brendshëm përbënë konfikt të pastër interesi, për shkak se ka ekzistuar rreziku për ushtrim të ndikimit tek anëtarët e komisionit.
‘Propozimi nga ana e Komisionit për kandidatin e lartpërmendur paraqet konflikt interesi, pasi që vota e kryesuesit të Asamblesë Pushkollit në mbledhjen ku është votuar për formimin e Komisionit, i cili ka pasur detyrë të përzgjedhë kandidatët e mundshëm në Asamble të Përgjithshme të Byrosë për drejtor ekzekutiv, implikon konflikt interesi – ushtrim të ndikimit të drejtpërdrejtë te anëtarët e Komisionit, favorizon kandidatin Blerim Pushkolli’, thuhet në raportin e Auditorit të Brendshëm.
Cfarë pune bënte Pushkolli para se të bëhej drejtor i BKS-së?
Bazuar në pozitat që ka mbajtur më herët, Blerim Pushkolli del të jetë i afert me Akan Ismailin dhe Bujar Musën, të dy këta të fundit aksionar në IPKO dhe pronarë të kompanisë se sigurimeve Scardian, në të cilën Pushkolli ka qenë për një vit e gjysmë njëri nga drejtorët.
Saktësisht këtë pozitë në ‘Scardian’ Pushkolli e ka mbajtur nga qershori i vitit 2015.
Për me tepër, në CV-në e tij të publikuar në Linkeedin, Pushkolli ka thënë se ka shërbyer si Drejtor Financiar në IPKO nga viti 2007 deri në qershor të vitit 2015.
Ndërkohë, tek Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, kompania e sigurimeve ‘Scardian’ del të jetë pronë e kompanisë ‘Fundëay LLC’ e cila aty thuhet se drejtohet nga Akan Ismajli dhe Bujar Musa.
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...