Sport

A&N, Istogu, Trepça ’89 dhe Feronikeli kalojnë çerekfinale

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 10 February 2021

Kanë përfunduar takimet që po zhvilloheshin, në kuadër të fazës së 1/8-tës së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

A&N arritën të fitonin me rezultat minimal, 1-0 ndaj Flamurtarit, në Krishotë.

Istogu po ashtu mposhti Gjilanin, 2-0, falë golave të shënuar nga Yoan Olivier dhe Erion Qeta.

-Advertisement-

Kurse në ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, Trepça ’89 ka deklasuar Ferizajin, 4-0.

Golat për vendasit i kanë shënuar Robert Rrahmani, Armend Muja (x2) dhe Nikson Mema.

Ndërkaq, në Ferizaj Feronikeli ka arritur të fitoj krejt në fund të takimit, në minutën e 90-të.

Skuadrat që kanë arritur fitore kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera