Sport

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi tranferimet me të dobëta në Itali

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 26 December 2020

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Amira Rrahmani dhe Vedat Muriqi janë zgjedhur si transferimet me të dobëta në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas gazetës italiane, ‘La Gazzetta dello Sport’, e cila ka përzgjedhur pesë transferimet me të dështuara të verës, përfshihen edhe dy ‘Dardanët’.

Rrahmani u transferu nga Verona tek Napoli gjatë verës dhe ende nuk ka arritur të inkuadrohet në radhët e ‘napolitanëve’.

-Advertisement-

Kurse Muriqi u bashkua me Lazion nga Fenerbahce, po ashtu gjatë verës.

Muriqi ka luajtur disa herë me Lazion, por akoma nuk ka arritur të gjej golin në ligën italiane.

Kujtojmë që sulmuesi prizrenas është paraqitur edhe Ligën e Kampionëve me Lazion, për herë të parë në karrierë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera