Lajme

Ambasadorja serbe: Kurti ka kushtëzuar, nuk e sjell draftin e statutit të Asociacionit pa nisur anëtarësimi në KiE

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 24 April 2023

Ambasadorja e Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq, ka vlerësuar se vendimi i Këshillit të Ministrave të KiE për ta mbështetur pranimin e Kosovës në organizatës, është demonstrim i fuqisë së shteteve të QUINT-it me në krye Gjermaninë.

Duke folur për RTS-në, ajo ka thënë se Berlini është shumë i interesuar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE të fillojë menjëherë, raporton Gazeta Express.

Dhe për këtë, sipas saj, arsyeja është kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

“Sipas asaj që kemi mundur të dëgjojmë në takime joformale, arsyeja e kësaj është kushti i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të paraqitet në takimin e 2 majit dhe ta prezantojë draftin Asociacionit të komunave me shumicë serbë, por që paraprakisht të nis procedura për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka deklaruar Gjuroviq.

33 shtete anëtarare i kanë dhënë sot dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në KiE. Për të arritur që të bëhet pjesë e organizatës, Kosovës i duhet të ndjekë dhe disa hapa dhe procedura të radhës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera