Lajme

Ambasadori rus qetëson Serbinë pas deklaratave të Putin: Nuk do ta njohim Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 28 April 2022

Ambasadori rus qetëson Serbinë pas deklaratave të Putin: Nuk do ta njohim Kosovën

Në mëngjesin e 28 prillit, gazetat dhe tabloidet serbe që kontrollohen nga pushteti i Aleksandar Vuçiq, papritmas ndërruan anë dhe nisën portretizimin negativ të Vladimir Putin.

Këto sulme erdhën vetëm një ditë pas deklaratës së Putin për Kosovën gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres, si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR).

-Advertisement-

Megjithatë, ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Bocan Kharchenko ka thënë se Moska nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe se mbetet konsistente në politikat e saj, transmeton Gazeta Express.

“Ne kërkojmë zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që duhet të aplikohet edhe sipas mendimit tonë por edhe sipas të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Kharvhenko në televizionin Insider.

“Kosova është një çështje esenciale për bashkëpunimin tonë miqësor dhe vëllazëror dhe nuk ka asnjë sinjal që Rusia do ta ndryshojë qëndrimin ndaj saj”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova mbetet një precedent në të drejtën ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Kosova e ka shpallur jashtëligjshëm pavarësinë.

“Shpallja unilaterale dhe ilegale e pavarësisë së Kosovës, nuk duhet të lidhet me suksesionin e Dombasit, sepse qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut kanë votuar në një referendum për t’u shkëputur nga Ukraina, që nuk është rasti edhe me Kosovën”, ka theksuar ai.

Ai e ka përshkruar si gjë pozitive refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione mbi Rusinë.

Po ashtu, ka thënë se beson që qytetarët e Serbisë kanë emirëkuptojnë luftën e Rusisë në Ukrainë, duke e quajtur operacion ushtarak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera