Ambasadori i SHBA-së njofton Vuçiqin: Do ta furnizojmë Kosovën me raketa “Javelin”
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 11 January 2024
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.
Me këtë rast, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për ta furnizuar Kosovën me raketa anti-tank FGM-148 “Javelin”.
Siç ka thënë ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë këtë kërkesë në Kongresin Amerikan, me çka fillon procedura zyrtare për furnizimin e Kosovës me këtë armatim, transmeton Paparaci.
Vuçiqi ka thënë se ky informacion është “një zhgënjim i madh për Serbinë”, por se vendi i tij së bashku me SHBA “do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve të mira”.
Foto nga takimi i sotëm ndërmjet ambasadorit Hill dhe presidentit serb
“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, ka përsëritur Vuçiq fazat boshe.
Ai ka thënë se Serbia “është e interesuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me SHBA në të gjitha nivelet dhe se pret rritje të investimeve amerikane në Serbi”.
“Marrëdhëniet e mira ndërmjet Serbisë dhe SHBA ndikuan edhe në krijimin e një fushe të përshtatshme për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, ka pretenduar Vuçiqi në njoftimin e tij për media.
Ata kanë diskutuar edhe për situatën në rajon si dhe vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, mirëpo për këtë, Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë informatë.
ShBA-ja miraton kërkesën e Kosovës për blerjen e armatimit modern: Çka janë raketat “Javelin”?
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...