Lajme

Ambasadori i ri amerikan Hovenier ia dorëzon kredencialet presidentes Osmani

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 10 January 2022

Jeff Hovenier është zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Kosovë. Gjatë ditës së sotme Hovenier ia ka dorëzuar kredencialet presidentes së vendit Osmani.

Në një postim të publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane në Facebook, ambasadori Hovenier pohon se është ndjerë i nderuar në momentin e dorëzimit të kredencialeve te presidentja Vjosa Osmani.

Tutje, ai shprehet i përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, kosovarëve dhe amerikanëve.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera