Lajme

Ambasadori i Iranit në Serbi thotë se Teherani po përballet me kërcënime për ta njohur Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 11 February 2022

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, Rashid Hassan Pour Baei, ka thënë se vendi i tij po përballet me kërcënime për ta njohur Republikën e Kosovës.

Mirëpo, ai thotë se do të tentojnë të mbajnë fjalën për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shumë vende e kanë njohur Kosovën, por ne jo dhe po tentojmë, duke i pasur parasysh kërcënimet që i kemi, të mbajmë fjalën nga fillimi deri në fund”, tha Hassan Pour, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”

-Advertisement-

Ai më tej tha se Serbia dhe Irani do të intensifikojnë marrëdhëniet e tyre në javët në vijim, ndërsa paralajmëroi edhe vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Teheran., ku tha se do të nënshkruhet 10 marrëveshje si dhe do të zbulohet shtatorja e Nikolla Teslës.Hasan Pour tha se Serbia është vendi më i rëndësishëm nga rajoni për Iranin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera