Lajme

Ambasadori gjerman mëson të bëjë fli, publikon video të bukur nga Gjeravica

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 28 August 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ndarë eksperiencën e tij në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica

Në llogarinë e tij në platformën X ai postoi një video përmbledhëse nga rrugëtimi i tij, ku u pa edhe tek përgatiste fli.

“Kalova një kohë të jashtëzakonshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta tek zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të mrekullueshme”, shkroi Rohde në postim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera