Lajme

Ambasadori gjerman i gëzohet pajtimit të ambasadorëve të BE-së për liberalizmin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 30 November 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, i është gëzuar vendimit të ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimi Evropian për ta çuar përpara procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Rohde tha se është një vendim i vonuar të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm.

“Më në fund. Një vendim i vonuar prej kohësh të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm!”- tha Rohde.

-Advertisement-

Presidenca e Bashkimit Evropian e cila kryesohet nga Çekia e ka mirëpritur pajtueshmërinë e arritur mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Presidenca çeke jep detaje për Infokus: “Ky do të jetë hapi i radhës që 1.1.2024 të jetë data e dhënies së vizave për Kosovën”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera