Presidenca çeke jep detaje për Infokus: “Ky do të jetë hapi i radhës që 1.1.2024 të jetë data e dhënies së vizave për Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 30 November 2022
Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian ka konfirmuar për Gazetën Infokus se sot është bërë një hap i rëndësishëm sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën që është nisja e negociatave me Parlamentin Evropian dhe me komisionin për të finalizuar tekstin në lidhje me këtë çështje.
Zëdhënësja e Presidencës, Eva Hrncirova për Gazetën Infokus ka thënë se hapi i radhës është planifikimi i trilogut me Parlamentin Evropian, mirëpo për këtë ende nuk është caktuar një datë.
“Urime dhe jemi të lumtur që ju sjellim një lajm kaq të mirë! Tani duhet të planifikohet trilogu me PE – ende nuk është caktuar një datë”, ka thënë zëdhënësja, Hrncirova.
Ndërsa ajo ka thënë se shpresojnë që procesi të vazhdojë në këtë formë pa probleme dhe që koaovarët me 1 janar 2024 të mund të lëvizin lirshëm në Evropë.
“Shpresojmë që hapat e ardhshëm të ecin pa probleme dhe data 1.1.2024 të jetë data e dhënies së vizave për Kosovën”, ka shtuar zëdhënësja e presidencës çeke.
Ndërsa po ashtu nga presidenca për Infokus kanë thënë se vlerësojnë përpjekjet e të gjithë akterëve të përfshirë për një rezultat kaq pozitiv.
“Me miratimin e mandatit të tij në mbledhjen e ambasadorëve sot, Këshilli ka bërë një hap të rëndësishëm drejt liberalizimi i vizave me Kosovën. Këshilli tani do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe me Komisioni për të finalizuar tekstin. Presidenca çeke mirëpret marrëveshjen e arritur në nivel Këshilli dhe vlerëson përpjekjet e të gjithëve aktorët përkatës në arritjen e këtij rezultati”, kanë thënë në deklaratën e presidencës çeke për Infokus.
Po ashtu ata kanë përgëzuar Kosovën për plotësimin e kushteve si dhe kanë bërë thirrje që vazhdohet bashkëpunimi me BE-në.
“Ne përgëzojmë progresin e konsiderueshëm të bërë në të gjitha blloqet e vizave udhërrëfyesi i liberalizimit nga Kosova, duke përfshirë në fushën e sigurisë së dokumenteve, kufirit dhe migracionit menaxhimin, rendin dhe sigurinë publike, dhe të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes. Ne bëjmë thirrje Kosova të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe shtetet anëtare të saj për të ruajtur përmbushjen e vizave kushtet e liberalizimit”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se cështja e liberalizimit të vizave ishte hequr nga agjenda për shkak të problemve në dialogun Kosovë – Serbi dhe mos arritjes së një marrëveshjeje për targat. Mirëpo me arritjen e marrëveshjes kjo temë u kthye në diskutim dhe grupet punuese erdhën deri të një vendim pozitiv që të fillojnë negociatat me Parlamentin Evropian./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Osmani e Kurti sot bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin ...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...
-
Imami Labinot Maliqi pritet në takim nga kryetari i Prishtinës
Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është pritur në takim nga kryetari i...
-
Diplomati shqiptar: Vihet re një ngërç në marrëdhëniet Kosovë – ShBA
Diplomati nga Shqipëria Arben Çejku ka thënë se është e dukshme se marrëdhëni...