Ambasadori britanik kërkon marrëveshje përtej targave: Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 21 November 2022
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave të automjeteve, në takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Ai tha se situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë.
“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për ta përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet t’i shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë”, shkroi Abbott.
Ai tha se nevojitet urgjentisht të bëhet përparim drejt një marrëveshjeje normalizimi që do t’i shmangte mosmarrëveshjet për çështjet si targat.
“Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat”, shkroi ambasadori.
Të tjera
-
Pamje apokaliptike: Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë
Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë natës dhe mëngjesit nga përmbytjet në...
-
Presidentja Osmani paditet për shpifje, kërkohet kompensim financiar
Analisti i sigurisë Bedri Elezi ka paditur presidenten Vjosa Osmani për shpif...
-
Xhamia e Jabllanicës përfundon e tëra nën ujë, imami dhe familja shpëtuan pasi qëndruan në çati
Kushteve të rënda atmosferike në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i ka shpëtuar as ...
-
Lajçak: Përcaktimi i prioriteteve të BE-së për Ballkanin, shmang sfidat
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka marr...
-
Prishtinë: Përlẹshẹn 6 persona, njëri përfundon në spital, 4 në ndalim policor
Janë arrestuar gjashtë të dyshuar në kryeqytet për shkak se pas një mosmarrëv...
-
Këta janë xhipat e ri, veturat fantastike të Policisë së Kosovës (PAMJE)
Policia e Kosovës është pajisur me disa vetuara të reja të tipit “Toyota Lan...
-
“Duam paga tona”- Mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë
Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kos...
-
A rrezikohet Kosova nga përmbytjet?
Shtetet e rajonit janë përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, me B...
-
Afera e grurit/ Prokuroria konfirmon intervistimin e Ridvan Muharremit “si i pandehur për një çështje në hetim”
Prokuroria Speciale njofton se Ridvan Muharremi është paraqitur sot në këtë i...
-
Përmbytjet në Bosnje: Rruga mes Mostarit dhe Sarajevës e shkatërruar plotësisht
Blloqe të mëdha trafiku u regjistruan në shumë pjesë të rrugës midis Sarajevë...
-
Sekuestrohen barna pa banderolla në Viti
Dogana e Kosovës ka sekuestruar barna në qytetin e Vitisë. Në njoftim thuh...
-
Nënshkruhet tenderi 1.1 milionë euro për ndërtimin e Stacionit të Policisë në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e objekteve të St...