Ambasadori amerikan tregon çka përfiton Kosova nga plani evropian

Autori: Gazeta inFokus
21:51 | 01 March 2023
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se me planin evropian, Kosova përfiton shumë gjëra.
Në një intervistë për “Debat Plus” në RTV Dukagjini ai ka numëruar të mirat që sjell marrëveshja për Kosovën.
“Marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën. Aty janë një varg gjërash që ne mendojmë se janë në interes të Kosovës. Referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit, mbrojtja e pakicave kombëtare”, deklaroi Hovenier.
“Pajtimi për të zhvilluar fqinjësi të mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimi për njohjen e dokumenteve dhe simboleve kombëtare, përfshirë pasaportat, targat, vulat doganore, diplomat, respektimi i pavarësisë, e drejta e vetëvendosjes, mosmarrëveshjet do të zgjidhen përmes rrugëve paqësore pa përdorimin e forcës”, shtoi ai.
Ambasadori i SHBA tha se dëshiron të vë në pah edhe paketën financiare që do ta përfitojnë Kosova dhe Serbia për zhvillimin e përbashkët ekonomik.
Ai tha se gjithë kjo siguri që i jepet Kosovës do të ndikojë në ardhjen e investitorëve të rinj.

Të tjera
-
Papa Françesku do të varroset më 26 prill
Papa Françesku do të varroset më 26 prill. Vatikani ka njoftuar se funeral...
-
Kuvendi njofton zyrtarisht, vazhdimi i seancës konstituive nesër nga ora 10.00
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht mbi vazhdimin e seancës konstit...
-
Famullitari tregon telefonatën e fundit të Papa Françeskut në Gaza: Ai dinte emrat e të gjithë fëmijëve
Papa Françesku nuk dështoi kurrë të ishte i pranishëm, të jepte mbështetjen e...
-
Zelensky kërkon nga Rusia t’i kthejë fëmijët ukrainas
Vladyslav Rudenko ishte 16-vjeçar kur u kap nga forcat ruse dhe u mbajt për n...
-
Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika dalin sot para gjykatës
Të hënën në Kaçanik, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet për plan...
-
Përgjigjet Saranda Bogujevci pasi AAK po kërkon që LVV të propozojë atë për kryetare të Kuvendit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas deklarat...
-
Intervenime në disa zona nga KRU “Prishtina”
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot ekipet do të...
-
OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën
Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit n...
-
Papa Françesku dëshiroi varr të thjeshtë, shpenzimet të paguara nga një bamirës
Në testamentin e tij të fundit, Papa Françesku ka shprehur dëshirën që udhëti...
-
Shqiptari tenton të rrëmbejë tre fëmijë në Greqi
Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Greqi pasi tentoi t...
-
Mëditjet deputetëve “për një orë punë” në seancat që po mbahen, Cakolli: Nuk ka presion, nuk ka as përgjegjësi
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se të gjithë po pr...
-
Zhduket një vajzë në Rahovec
Një vajzë në Rahovec është raportuar e zhdukur që nga data 16 prill. Të af...