Lajme

Përgjigjet Saranda Bogujevci pasi AAK po kërkon që LVV të propozojë atë për kryetare të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 22 April 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas deklaratave të liderëve të Aleancës për Adhmërinë e Kosovës, që shprehën gatishmëri për ta mbështetur atë si kryetare të Kuvendit, nëse do të propozohej nga partia e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Bogujevci e cilësoi këtë qëndrim si të papranueshëm, duke thënë se propozimi erdhi nga ata që nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë.

“E quajnë interesante përpjekjen për të ndikuar në opinionin publik nga ata që më parë më kanë përshkruar si ‘amatere’, e sot më shohin si të përshtatshme për pozitën e kryetares. Propozimi vjen nga ata që s’kanë të drejtë të propozojnë, por pretendojnë të përcaktojnë rrjedhën e politikës sonë, ndërkohë që vetë kërkojnë të mbesin të paprekur”, tha ajo.

-Advertisement-

Bogujevci shtoi se Vetëvendosje do të vazhdojë të mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për këtë post, duke theksuar se askush nuk mund t’i tregojë partisë së saj se kush duhet të jetë në krye të Kuvendit.

“Nuk do të na tregoni ju kush e drejton shtëpinë më të rëndësishme të Republikës. Ne kemi propozimin tonë dhe do ta mbështesim atë. Shihemi të mërkurën”, përfundoi ajo.

Kujtojmë që të hënën për herë të tretë seanca përfundoj pa ndonjë zhvillim në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Të shtunën që lamë pas, emri i propozuar nga LVV-ja, Albulena Haxhiu u votua dy herë por nuk arriti të marrë 61 vota.

Ndërsa të hënën seanca u mbyll pa ndonjë votim, pasi sic deklaroi, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tashmë qëndrimet e opozitës për emrin e trye të propozuar ishin dhënë në media, dhe LVV ka nevojë për kohë duke qenë se nuk ka një emër tjetër.

Ndërsa Mimoza Kusari Lila, në deklarimin e saj pas seancës e quajti Haxhiun, kryetare në ardhje e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se kjo e fundit nuk e ka përkrahjen e partivë të tjera./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera