Famullitari tregon telefonatën e fundit të Papa Françeskut në Gaza: Ai dinte emrat e të gjithë fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus
10:31 | 22 April 2025
Papa Françesku nuk dështoi kurrë të ishte i pranishëm, të jepte mbështetjen e tij, të thoshte mendimin e tij. Ai na telefononte gjithmonë, ishte një takim i rregullt”. Kështu u shpreh Atë Gabriel Romanelli, famullitar i Familjes së Shenjtë, e vetmja famulli katolike në Gaza, teksa flet për vdekjen e Papa Françeskut.
“Ne kemi humbur një baba, një anëtar të familjes sonë,” tha ai në një intervistë për La Stampa.
Sipas tij Papa Françesku ishte një prani e vazhdueshme. Asnjëherë nuk ka munguar të sigurojë praninë, mbështetjen, fjalët e tij.
“Na telefononte gjithmonë, ishte takim i rregullt. Herën e fundit që folëm me të në telefon ishte të shtunën në mbrëmje, para Vigjiljes së Pashkëve. Unë isha në kishë duke falur Rruzaren dhe ai foli në celularin e famullitarit tim At Jusef. Ai foli me të, pastaj me motrën Maria. Ai pyeti për fëmijët dhe se si po përgatiteshim për Pashkë”, vazhdoi ai.
“E falënderova, e ndjeva se ishte i lodhur dhe nuk doja ta mbaja në telefon. Më dukej veçanërisht i lodhur dhe i rraskapitur, pa frymë. Mendova se ishte dobësuar pasi kishte folur me famullitarin tim dhe murgeshën. Por shpirti i tij ishte gjithmonë i njëjtë, na inkurajonte shumë. Për mua ishte një shenjë e madhe shprese, por edhe mbështetjeje dhe afrimi”.
Që nga 7 tetori kur filloi lufta, tregon ai, Papa ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për ta.
“Unë e njoh Papa prej vitesh dhe gjithmonë, sa herë që takoheshim, ai më pyeste për komunitetin tonë të vogël të famullisë. Ai gjithmonë më inkurajonte mua dhe vëllezërit e mi para meje, për të vazhduar këtë punë.” “Kur shpërtheu lufta pas 7 tetorit, Papa vendosi të na bëjë të ndjejmë praninë e tij”.
“Ai ishte afruar aq shumë me komunitetin tonë sa i njihte zërat dhe dinte emrat e fëmijëve. E vinim në altoparlant kur thërriste dhe fliste me fëmijët, ata thërrisnin njëri-tjetrin në emër, i kërkonin këshilla, ndihmë dhe ai nuk përmbahej kurrë. Na bënte të ndiheshim të veçantë.”
“Me vdekjen e tij – përfundon At Gabriel Romanelli – ne humbasim një mbështetje të madhe. Tani jemi të pikëlluar, por kemi fituar një ndërmjetës të madh në qiell”.

Të tjera
-
Bajrami i reagon Rizvanollit: Partia ta ka caktu rolin me mbrojtë mafinë energjetike, s’e ke lehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë...
-
Kurti: Anëtarësim në Këshill të Evropës, Ambasadorët e QUINT: Formojeni Qeverinë
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë diplomatët e pes...
-
Rusia rrit praninë ushtarake pranë Finlandës: Imazhet satelitore zbulojnë bazat e reja dhe përgatitjet për luftë
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga transmetuesi suedez SVT në bas...
-
Blerta Deliu Kodra: PDK-ja nuk sheh mundësi koalicioni me Vetëvendosjen, dallimet janë thelbësore
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD n...
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...