Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 19 August 2022
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog.
Në një video-adresim të tij, të publikuar më 19 gusht në Twitter Ambasada amerikane në Serbi, thuhet se kjo është gjë e mirë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por edhe për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Serbi.
“Mendoj që kemi shumë çështje të përbashkëta që mund të punojmë. Jo gjithçka që bëjnë SHBA-ja dhe Serbia duhet të lidhet me Kosovën. Ne duhet të punojmë shumë në çështjen me Kosovën, duhet të gjëjmë gjuhë të përbashkët. Por mendojmë që ka edhe çështje tjera që mund të punojmë me Serbinë dhe jam shumë i inkurajuar nga ajo që pash dje”, ka thënë Hill.
Ai tha po ashtu tha se tashmë është shumë e qartë që SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar shumë ngushtë bashkë në këtë çështje.
Sipas ambasadorit, dita e djeshmenë Bruksel ishte me shumë diskutime, shumë takime dhe shumë negociata.
“Të gjithë jemi disi të dëshpëruar që nuk mund të zgjidhnim çështjet në periudha afatshkurta apo afatgjate, por mendoj që kishte zhvillime pozitive”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar rundet e reja të bisedimeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, takimet e 18 gushtit në Bruksel, në kuadër të dialogut, nuk prodhuan asnjë marrëveshje.
Megjithatë, nga BE-ja thanë se palët do të vazhdojnë dialogun për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe, që rritën tensionet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.
Të dielën pritet edhe takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit serbë nga Kosova.
Rundi i ri i dialogut u mbajt tri javë pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë, në shenjë pakënaqësie me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.
Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.
Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në Kosovë. Serbia e aplikon këtë masë ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime të qyteteve të Kosovës të tilla si UR, PZ, KM e të ngjashme.
Më 19 gusht, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd, tha se Serbia ka prezantuar propozime për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato nuk janë pranuar nga Kosova.
Të tjera
-
Aksidenti tragjik në magjistralen Mitrovicë – Pejë, krejt çka dihet deri më tani
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë ...
-
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius
Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara...
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...