Ambasadat e huaja i kërkojnë qeverisë të mos pengojë përdorimin e simboleve të komuniteteve
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 19 June 2026
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, vendet e QUINT-it dhe EULEX-i, i kanë dërguar një letër institucioneve të Kosovës, në të cilën kërkojnë miratimin e legjislacionit sekondar për të qartësuar zbatimin e kornizës ligjore lidhur me përdorimin e simboleve dhe flamujve të komuniteteve.
Letra, e datës 17 qershor 2026, për të cilën është vënë në dijeni KosovaPress, i është adresuar ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa i është bërë “cc” edhe drejtorit të policisë së Kosovës dhe të gjithë kryetarëve të komunave, raporton Kosovapress.
Dokumenti është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ambasadori i Francës Olivier Guerot, ambasadori i Gjermanisë Rainer Rudolph, ambasadori i Italisë Maurizio Antonini, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Jonathan Hargreaves, e ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së Anu Prattipati, si dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në letër thuhet se Kushtetuta dhe legjislacioni i Kosovës mbrojnë të drejtën e të gjitha komuniteteve për të ruajtur, shprehur dhe zhvilluar identitetin e tyre, përfshirë përmes përdorimit dhe shfaqjes së simboleve të komuniteteve.
Sipas nënshkruesve, përdorimi i simboleve, përfshirë flamujt kombëtarë ose të komuniteteve, është një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë dhe autoritetet e Kosovës kanë detyrimin jo vetëm të mos ndërhyjnë në ushtrimin e kësaj të drejte, por edhe të krijojnë kushtet për zbatimin e saj të barabartë.
Megjithatë, në letër vlerësohet se korniza aktuale ligjore mbetet e paplotë, pasi legjislacioni sekondar i paraparë me Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore ende nuk është miratuar.
Sipas tyre, mungesa e këtyre akteve nënligjore krijon paqartësi juridike dhe rrit rrezikun e zbatimit jo të njëtrajtshëm ose diskriminues në praktikë.
Për këtë arsye, BE-ja, QUINT-i dhe EULEX-i u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që, si çështje prioritare, të miratojnë legjislacionin e nevojshëm sekondar për të siguruar qartësi ligjore dhe zbatim të qëndrueshëm në të gjithë vendin.
Ata kërkojnë gjithashtu që ky proces të zhvillohet në konsultim të ngushtë me komunitetet joshumicë dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Në letër theksohet se, deri në miratimin e akteve të nevojshme, të gjitha çështjet që lidhen me përdorimin e flamujve dhe simboleve të komuniteteve, përfshirë gjatë festave dhe përvjetorëve, duhet të trajtohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, në mënyrë konsistente, proporcionale dhe pa diskriminim.

T� tjera
-
Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tr...
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...



































