Lajme

Ambasada britanike reagon pas deklaratave të Vuçiqit për Reçakun

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 09 December 2019

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili e quajti masakrën Reçakut trillim e të inskenuar nga Walker.

Në reagimin e ambasadës thuhet se Mbretëria e Bashkuar mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mire dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999, shkruan gazeta inFokus.

Ndër të tjera thuhet në njoftim se presin që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike.

-Advertisement-

“Mbretëria e Bashkuar mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mire dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999.

Përfaqësuesit nga të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.

Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, thuhet në reagimin e Ambasadës./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera