Lajme

Ambasada amerikane në Serbi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, lajm i mirë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 14 August 2020

Ambasada amerikane në Serbi, paralajmërimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur “lajm të mirë”.

Takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”, ka thënë kjo ambasadë përmes një njoftimi në rrjetin social, Twitter.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar të premten se liderët e këtyre dy shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera