Lajme

Altin Krasniqi pas dorëheqjes së Hamzës: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 21 Tetor 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Përmes një postimi, Krasniqi ka falënderuar Hamzën për besimin, respektin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë një periudhe të vështirë për partinë.

“Faleminderit, Kryetar Bedri Hamza, për besimin, respektin dhe bashkëpunimin e sinqertë. Udhëheqja juaj në një kohë të vështirë i dha PDK-së unitet dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se respekti për Hamzën mbetet i pandryshuar, pavarësisht largimit të tij nga pozita drejtuese.

“Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni. Ju priftë e mbara gjithmonë!”, ka përfunduar deputeti Krasniqi.

Reagimi i tij vjen pas njoftimit të Bedri Hamzës për dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy