Lajme

Alternativa kërkon zbardhjen e sulmit ndaj Xharrës

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 13 May 2017

Alternativa ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës, duke e quajtur sulm të pa tolerueshëm dhe kërkon që autorët e këtij rasti qyqar të sillen sa më parë para drejtësisë.

Njëherësh Alternativa u bën thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me prioritet të lartë dhe t’i sjellin para drejtësisë akterët e këtij akti kriminal.
Kosova është në një fazë shumë të rëndësishme dhe kritike të shtet-ndërtimit, ndërsa akte të tilla të dhunës politike nuk i kontribuojnë një ambienti të sigurt zgjedhor.

Institucionet e rendit duhet t’i sigurojnë qytetarët e Kosovës për zhvillim të një procesi të lirë dhe demokratik zgjedhor, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Mos zbardhja e këtij rasti ndjell frikë te qytetarët dhe thellon mos besueshmërinë ndaj organeve të ndjekjes, ndërsa subjekteve në garë zgjedhore u bëjmë thirrje që të tregojnë maturi politike dhe të mos e shfrytëzojnë rastin për poenë politikë, thuhet në reagimin e Alternativës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera