Lajme

Alternativa e ekstremit të djathtë e Gjermanisë kryeson me vota, lë mbrapa Scholzin

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 01 September 2024

Dy vendet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, duket se i ka dhënë një mbështetje të fortë partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, sipas anketave pas votimeve këtë të diel.

Të dhënat paraprake tregojnë për një fitore në Tyringen ndërsa pritet të renditet e dyta në Saksoni. Partitë e koalicionit në pushtet duket se kanë shënuar rezultate shumë të dobëta.

Koalicioni qeverisës tre partiak i kancelarit Olaf Scholz po përballet me debate të brendshme të vazhdueshme, ndërkohë që dobësimi i ekonomisë dhe probleme të tjera kanë nxitur pakënaqësi mes votuesve.

-Advertisement-

Parashikimet nga kanalet televizive publike, ARD dhe ZDF, bazuar në sondazhet pas votimit, tregojnë se Alternativa për Gjermaninë ka marrë 32-33 për qind të votave në Tyringen, shumë më tepër se Bashkimi Kristian Demokrat i qendrës së djathtë, partia kryesore e opozitës gjermane, me rreth 24 për qind.

Në Saksoninë fqinje, parashikimet tregojnë se CDU, parti e cila e ka udhëhequr këtë shtet që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, ka marrë rreth 31.7 për qind të votave e ndjekur nga AfD me 30.6-31.4 për qind.

Partitë gjermane kanë thënë se nuk do t’i bashkohen një koalicioni me partinë AfD për t’i siguruar asaj pushtetin. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) Carsten Linnemann, tha se partia e tij do t’i përmbahet qëndrimit të kahershëm për të mos bashkëpunuar me të djathtën ekstreme.

AfD është partia që ka ndikimin më të fortë në lindjen e dikurshme komuniste gjermane. Më 22 shator mbahen zgjedhjet në shtetin tjetër gjerman të Brandenburgut, ku dominon partia e Kancelarit Scholz.

Pak më shumë se një vit më vonë do të pasojnë zgjedhjet kombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera